Ligji i Solidaritetit është një domosdoshmëri për popullatën. Ato para nuk do të shkojnë për asnjë aktivitet tjetër, por për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
“Të gjithë hapat që mund të ndërmarrë Oda Ekonomike janë legjitime, ndërsa më pas institucioni President i Shtetit dhe institucioni Gjykatë Kushtetuese, nëse mendojnë se është momenti për të vepruar siç ka treguar dje Oda, mund ta bëjnë këtë. Ne si Qeveri nuk kemi se si të lëshojmë pe sepse propozimi tashmë është dërguar në Kuvend”, tha Bytyqi.
Oda Ekonomike e Maqedonisë, përmes Klubit 100, i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe ministrit të Financave, me të cilën kërkojnë ndalimin e miratimit të ligjit për taksën e solidaritetit, pas procedurës urgjente me flamur evropian.
Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, tha sot se Oda do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka për të penguar miratimin e Projektligjit për tatimin e solidaritetit.
“Ne do të shkojmë deri në fund sepse mendojmë se argumentet tona janë të vlefshme dhe do t’i përdorim të gjitha mjetet në Kuvend, te kryetari i shtetit dhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Azeski.
Po ashtu edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore kundërshton Propozim Ligjin e Tatimit të Solidaritetit. Ata vlerësojnë se lidhi është jo kushtetues dhe penalizues.
Kundërshtimi ndaj kësaj iniciative është parimor sepse OEMVP vlerëson që kjo do ti destimulon kompanitë të investojnë dhe të zhvillohen ngase në rast të rritjeve të bilanceve të të ardhurave dhe neto fitimit, ata do të penalizohen./Shenja/
The post Bytyqi: Ligji i solidaritetit i nevojitet popullsisë, odat ekonomike kundërshtojnë appeared first on Telegrafi.