Bytyqi: Imperativ gjatë krizës për ne ishte t’i shpëtonim vendet e punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Imperativ gjatë krizës për ne ishte t’i shpëtonim vendet e punës. Arritëm t’i shpëtojmë afro 80 mijë vende pune. Patëm rënie të BPV-së prej 4,5 për qind, ndërsa po të mos ishin masat, rënia do të ishte 8,7 për qind. Masat i dhanë rezultatet e pritura, vlerëson Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi në intervistë për AIM-n.

Thotë se masat janë sjellë çdo tre muaj duke i ndjekur rrjedhat ose trendet e ekonomisë. Është i pajtimit se asnjëherë ato nuk kanë shkuar në kohë tek qytetarët, por vlerëson se në kohë krizash më e rëndësishme është që arsyeja të mbizotërojë tek të gjithë aktorët politikë.

“Ne jemi vendi i vetëm, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë në të cilin nuk mbizotëronte arsyeja. Hymë në krizë shëndetësore dhe ekonomike ndërsa silleshim në mënyrë të paarsyeshme sikur të jetonim në kohë normale dhe jo krize.

Në Greqi për shembull, opozita sillej në mënyrë të arsyeshme pasi vlerësonte se jeta e qytetarëve është më e rëndësishme dhe se në pandemi nuk dëshiron të dëshmosh se kush është politikan më i zgjuar dhe më i mirë dhe se ka kohë për mejdanet politike. Pajtohet se ndonjëherë masat nuk shkonin në kohë tek qytetarët tanë, por me siguri e kujtoni se bëja thirrje thuajse çdo të dytën ditë se deputetëve tanë të cilët janë votuar nga qytetarët u nevojiten vetëm pesë sekonda për ta ngritur kartonin e gjelbër dhe t’i votojnë masat. Imagjinoni, pesë sekonda të jenë më të rëndësishme se një jetë njeriu. Unë këtë nuk mund ta kuptoj dhe asnjëherë nuk do ta kuptoj”, thekson Bytyqi.

Advertisement

The post Bytyqi: Imperativ gjatë krizës për ne ishte t’i shpëtonim vendet e punës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy