Zv.kryeministri Fatmir Bytyqi zbuloi se ka ambicie të bëhet president. Në intervistë për Alsat, Bytyqi tha se ai mund të jetë kandidati konsensual.

Bytyqi i cili mban gjithashtu edhe postin e nënkryetarit të LSDM-së tha se një numër i konsiderueshëm i degëve të partisë e kanë nominuar atë për kandidat për president.

“Unë po e bëj publike që kam marr nominim nga disa degë të partisë sepse dihet publikisht se LSDM-ja është njëra nga partitë që ka shtrirjen më të gjerë në vend. Kemi 80 degë partiake në vend. Kam marr nominim nga një numër i konsiderueshëm i degëve nga LSDM-ja. Tani vijon procesi i konsultimeve dhe kjo duhet të mbarojë me kongresin”.

“Nëse kërkohet një kandidat konsensual siç jam unë, do e kisha pranuar një ofertë të tillë. Kurse nëse duhet të bëjmë kompromise të tjera dhe të gjejmë konsensualitet diku tjetër jam i gatshëm që t’i ofrojë dorën gjithë kujt që mendon se shtetin duhet të dërgojë atje dhe punojmë për të njëjtin vizion”, theksoi Fatmir Bytyqi, zv.kryeministër dhe nënkryetar i LSDM-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bytyqi i LSDM-së: Kam ambicie për president, mund të jem kandidati konsensual appeared first on Telegrafi.