Ambasada e SHBA-ve dhe USAID, i kanë dhuruar Institutit të Shëndetit Publik laboratorin e nivelit të 3 të biosigurisë së virologjisë shëndetësore.

Pas donacionit në një konferencë për mediat ambasadorja amerikane Kate Marie-Byrnes, u shpreh se SHBA-të gjithmonë do të jenë përkrah vendit tonë me ndihma të tilla, sidomos në momente të vështira.

Byrnes mes tjerash shtoi se këto investime janë filluar në kohë të vështirë me pandeminë, por do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me këto projekte dhe me donacione të tjera.

“Këto investime i filluam në një kohë shumë të vështirë me pandeminë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me këto projekte dhe SHBA-të do të jenë gjithmonë përkrahë Maqedonisë së Veriut. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me donacione të tjerë. Jam shumë e gëzuar që Ambasada e SHBA-ve ka qenë partnere në këtë project”, tha Byrnes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Byrnes: SHBA-të gjithmonë do të jenë përkrah Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.