Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes, ka reaguar në lidhje me situatën me zjarret në vend.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo shpreh keqardhje për situatën e krijuar nga zjarret dhe mirënjohje për zjarrfikësit.

“E mërzitur për pamjet tmerruese nga zjarret në vend. Mirënjohje për zjarrfikësit, ushtarët, vullnetarët dhe komunitetin lokal për përpjekjet e tyre të guximshme. Ata janë heronjtë e vërtetë. Ju lutem qëndroni vigjilent dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve”, ka shkruar Byrnes.

Ndryshe, sipas informacioneve të fundit një numër i madh i zjarreve ende janë aktivë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Byrnes për zjarret në Maqedoni: Zjarrfikësit janë heronjtë e vërtetë, respektoni udhëzimet e autoriteteve appeared first on Telegrafi.