Sot ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie-Byrnes u takua me kryeministrin e ri Dimitar Kovaçevski për të diskutuar një sërë çështjesh, si dhe mënyrat për të punuar së bashku.
Siç njoftojnë nga Ambasada, Byrnes e përgëzoi Kovaçevskin për emërimin e tij si kryeministër dhe theksoi që i gëzohet vazhdimit të bashkëpunimit me ekipin e ri qeveritar.
Përveç me ambasadoren amerikane, kryeministri i ri i vendit Dimitar Kovaçevski sot ka realizuar edhe takime të tjera.
Ai sot në mëngjes e mori detyrën nga ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili kërkoi që të punojë në interes të qytetarëve./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Byrnes në takim me Kovaçevskin, pret bashkëpunim me ekipi ne ri qeveritar appeared first on Telegrafi.