“Ne shohim një rrugë pozitive përpara dhe ne jemi të kënaqur me bisedimet e vazhdueshme midis Maqedonisë dhe Bullgarisë për të çuar përpara anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, shkruan në “Twitter” ambasadorja e ShBA Kate Marie Byrnes .
Këtë mesazh ambasadorja e dha në lidhje me udhëtimin dhe aktivitetet e përbashkëta të Presidentëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev në Romë me rastin e përkujtimit të Shën Kirilit dhe Metodit.
Pendarovski dhe Radev vlerësuan udhëtimin e përbashkët në Romë dhe Vatikan dhe përkujtimin e përbashkët të vëllezërve Kiril dhe Metodit si një mundësi për të rinovuar dialogun dhe besimin dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë në frymën e Marrëveshjes për Bashkëpunim, Miqësi dhe Fqinjësisë së mirë./Telegrafi/
We see a positive way forward and are pleased with the ongoing conversation by both and
to move ’s EU accession forward. Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";— Ambassador Kate Byrnes (@USAmbNMacedonia) May 26, 2021
The post Byrnes: Jemi të kënaqur me bisedimet e vazhdueshme midis Sofjes dhe Shkupit appeared first on Telegrafi.