Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov informoi se buxheti i përgjithshëm i Ministrisë për vitin 2025, i ndarë për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë, është 814 milionë denarë.
Lutkov ka shpjeguar se nga ky vit janë duke u bërë ndryshime në mënyrën e financimit të aktiviteteve programore për 18 institucione nacionale, të cilat do të marrin buxhet të deleguar dhe janë të obliguar që përmbajtjen e programit vjetor ta publikojnë në ueb-faqet e tyre.
Siç theksoi Lutkov në një konferencë për media, ka pasur rritje të konsiderueshme të programeve buxhetore në sektorin e dramës me 40 për qind, bibliotekës nacionale dhe mbrojtjes së aseteve audio vizuale me 30 për qind, si dhe në artet pamore, arkitekturë dhe dizajn, si dhe për botime me 25 për qind. Mes tjerash ministri tha se intensivisht do të punojnë për përfundimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetovë.
“Këtë vit intensivisht do të vazhdojmë të punojmë për ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetovë, institucioni nacional Teatri turk në Shkup dhe tetari i vjetër – Strumicë, si dhe do të vazhdojmë me rikonstruimin e objektit të Qendrës për Kulturë në Kumanovë. Këtë vit do të nisim me rikonstruimin e objektit të Muzeut të Maqedonisë dhe me rikonstruimin, sanimin dhe adaptimin e objektit të kinemasë së mëparshme Partizan në Manastir, pran institucionit nacional Teatri popullor – Manastir”, tha Zoran Lutkov – ministër i Kulturës dhe Turizmit.
The post Buxheti për kulturën dhe turizmin gjatë vitit 2025 do të jetë 814 milionë denarë, parashihen mjete për Teatrin e Tetovës appeared first on Telegrafi.