Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021 është paraparë që të jetë 826 milionë denarë prej të cilave 130 denarë janë paraparë për paga dhe kompensimeve të të punësuarve, 167 milionë denarë janë të dedikuara për shpenzime kapitale, ndërsa 190 milionë denarë për subvencione, informoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Siç theksoi në konferencën e sotme për media në Qeveri, në vitin 2021 është paraparë që të realizohen të gjitha programet dhe masat e Ministrisë për çka janë paraparë 47 milionë denarë për programin për efikasitet energjetik, 13 milionë për subvencione për ndërmarrje private, 50 milionë për mbështetje të sipërmarrësisë, 13 milionë denarë për subvencione për vendosjen e pajisjes TNG metan ose lloj tjetër i lëndëve djegëse alternative në automjete, 140 milionë për ndërtim të rrjetit të gazpërçuesit, ndërsa do të vazhdojë edhe mbështetja për turizmin vendor.

“Për dallim të këtij viti kur të gjithë Buxhetin tonë e drejtuam kah mbështetja e sektorëve më të prekur në ekonomi, por edhe qytetarëve më të prekur nga pandemia me Kovid-19 në vitin e ardhshëm 2021 pritet rimëkëmbje në gjithë botën nga kriza, ndërsa të tilla janë edhe projeksionet tona. Pritjet tona janë se me Buxhetin e vitit 2021 do të sigurohet qëndrueshmëri e veprimtarive vendore ekonomike dhe të vendeve të punës, të rimëkëmben veprimtari të caktuara, të sigurohet qëndrueshmëri e transferimeve sociale dhe të sigurohen politika të cilat edhe më tutje do të ndihmojnë për zbatimin e strategjisë së shpejtë të daljes me qëllim vazhdimin e trendeve pozitive të ekonomisë vendore”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë janë krijimi i kushteve për zhvillim të industrisë, zhvillimin e sipërmarrësisë, krijimin dhe integrimin e tregut të vetëm në BE, sigurimin e qëndrueshmërisë energjetike dhe sigurisë, hulumtim, shfrytëzim të qëndrueshëm të lëndëve të para minerale, si dhe zhvillim të turizmit me përmirësim të standardeve të ofertës turistike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë në Maqedoni për vitin 2021 do të jetë 826 milionë denarë appeared first on Telegrafi.