OBRM-PDUKM mbron buxhetin e propozuar dhe thotë se me të ka rritje ekonomike, dhe do të krijojë standard më të mirë të jetesës për qytetarët.

“OBRM-PDUKM është duke punuar vazhdimisht në zhvillim dhe rritje ekonomike që rezulton me një standard më të mirë të jetesës për qytetarët. Në propozim-buxhetin për vitin 2025 të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, janë paraparë rekord 50,5 miliardë denarë për investime kapitale. Në këtë shumë, sa për ilustrim, përfshihen projekte si infrastruktura rrugore për korridoret 8 dhe 10d, pastaj autostradat, hekurudhat, ndërtimi i objekteve. Në punën e këtyre investimeve kapitale do të përfshihen të gjitha ministritë kompetente. Se Qeveria është e fokusuar në zhvillim, shihet nga të dhënat themelore për rritjen e mjeteve për Ministrinë e Transportit për gati 70 për qind ose rreth 7 miliardë denarë më shumë. Pastaj shumica e shpenzimeve të planifikuara janë për projekte kapitale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Shtojnë se qeveria e OBRM-PDUKM-së me buxhetin e vitit 2025 planifikon investime në infrastrukturë, shkolla, kopshte, spitale dhe objekte të tjera publike.

The post Buxheti 2025, OBRM-PDUKM: Mjete të parapara për projekte kapitale infrastrukturore, përfshirë edhe korridorin 8 dhe 10 D appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";