Në periudhën kur as pushteti e as opozita nuk kanë shumicë parlamentare, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me propozim-buxhetin për vitin 2022. Ende nuk dihet se a do të ketë shumicë të mjaftueshme me 61 deputetë për t’u votuar buxheti. Nga LSDM u shprehen të sigurt se OBRM-PDUKM do të mundohet ta bllokojë.

“Pritshmëritë e mija janë që opozita si gjithmonë do të tentojë të bëj obstruksione, do të mundohet ta bllokojë dhe ta imponojë si politikbërje dhe ta ngadalësoje zhvillimin e shtetit”, tha Darko Kaevski nga LSDM.

OBRM-PDUKM kanë paralajmëruar amendamente mbi propozim-buxhetin, por pa përcaktuar se sa për shkak se siç thonë buxheti është joreal.

“Ato janë përllogaritje joreale aq sa munda të marr vesh nga ata të cilët në mënyrë profesionale merren me planifikim dhe buxhetin. Nuk mendoj se tani mund të ju jap ndonjë përgjigje konkrete në këtë drejtim. Ajo që mund të theksoj është se buxheti nuk mund të punohet në Kuvend të kidnapuar dhe as ajo nëse do të votohet ose jo do të jetë vullnet i lirë i shprehjes i një pjesë të deputetëve në Kuvend”, pohoi Naum Stoillkovski nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i ftuar në “Click Plus”, deklaroi se nuk pret që të ketë problem në votimin e buxhetit sepse deri kur ligji të shkojë në seancë plenare për t’u votuar, do të dihet se kush e ka shumicën parlamentare.

“Në seancë plenare pritet të hyjë diku nga 1 dhjetori, 5 ditë të zgjasë debati në seancë plenare. Kështu që nëse konvokohet seanca për buxhetin më 1 dhjetor, më 5 dhjetor, dita e pestë e debatit deri në ora 24 orë duhet të mbyllet dhe të votohet buxheti”, tha Talat Xhaferi, kryetar Kuvendi.

Pritet që më 15 nëntor të fillojë Komisioni për financa dhe buxhet, ndërsa debati duhet të zgjasë deri në 10 ditë, e më pas të kalojë në seancë plenare për t’u votuar. Buxhetin që Qeveria ka dorëzuar në Kuvend planifikon të mbledhë 3.9 miliardë euro në arkën e shtetit vitin e ardhshëm, por në të njëjtën kohë të shpenzojë 4.4 miliardë euro.Deficiti buxhetor për vitin 2022 do të kalojë 500 milionë euro. Sipas Qeverisë, këto gjysmë miliardë euro që nuk do t’i kemi dhe do të duhet t’i huazojmë, do të shpenzohen për projekte kapitale./TV21/

The post Buxheti 2022, LSDM pret bllokada nga OBRM-PDUKM appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";