
Nga Burgu i Idrizovës kanë dhënë detaje nga vdekja e Rexhail Qerimit, i dënuar për rastin “Alfa”. Nga ky institucion njoftojnë se gjendja e të burgosurit është përkeqësuar mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 23:40, pas çka është nisur për në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndërsa gjatë rrugës ka ndërruar jetë, respektivisht vdekja e tij është konstatuar rreth orës 00:10.
“Një grup më i madh i të burgosurve nga krahu 9 kërkuan ndihmë nga polici i burgut. I burgosuri Rexhail Qerimi i është keqësuar gjendja duke bërë dush, i cili kishte rënë mbi lavaman, në hapësirat ku po qëndronte”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Nga Burgu i Idrizovës thonë se menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë, mirëpo për shkaka të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, e kanë nisur transportin e tij drejt spitalit me veturë zyrtare, pas çka janë takuar me automjetin e ndihmës së shpejtë.
“I burgosuri menjëherë ka qenë i dërguar me veturë zyrtare në spitalin Nënë Tereza në Shkup, dhe diku nga lagjja “Goce Dellçev” janë takuar me personelin mjekësorë të ndihmës së shpejtë, pas çka i është ofruar ndihmë shëndetësore dhe reanimacion, që ishte pa sukses”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Burgut të Idrizovës, ku shtohet se vdekja është konstatruar nga mjekja Frosina Mledenovska.
Nga burgu i Idrizovës thonë se i burgosuri Rexhail Qerimi nuk ka pasur sëmundje kronike, ndërkaq theksojnë se autoritetet i kanë siguruar kontrollet e nevojshme shëndetësore.
The post Burgu i Idrizovës jep detaje për vdekjen e Rexhail Qerimit appeared first on Telegrafi.