Bundestagu gjerman të enjten do të debatojë dhe votojë për rezolutën në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Rezoluta e titulluar “Mbështesim aktivisht Maqedoninë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, është propozuar nga grupi parlamentar në pushtet i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së.
Në parlamentin gjerman do të debatohen edhe për dokumente të tjera, në fokus të të cilave është integrimi evropian dhe situata në Ballkanin Perëndimor.
“Është në interesin e vetë BE-së që gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor, të cilat nuk janë ende anëtarë të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt nga shtetet anëtare të BE-së, të arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim të ligjit dhe zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve. Që kjo të ndodhë, këto vende duhet të anëtarësohen në BE”, thuhet në dokumentin që do të debatohet dhe votohet të enjten në Bundestagun gjerman.
Qeveria e RMV-së së fundmi njoftoi se një shtet i madh anëtar i BE-së do të miratojë një rezolutë për njohjen pa mëdyshje të gjuhës dhe identitetit maqedonas, pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë./Telegrafi/
The post Bundestagu do të miratojë rezolutë për mbështetje të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE appeared first on Telegrafi.