Ministri i Shëndetësisë i Qeverisë bullgare, Stojko Kacarov tha se Bullgaria ka për qëllim që të dhurojë 150 mijë vaksina kundër coronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor, por pret pëlqim nga Komisioni Evropian dhe nga prodhuesi.
“Kemi kërkesa nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, por për fat të keq, u dëshmua se procedura është e komplikuar. Nevojitet pëlqimi nga Komisioni Evropian dhe nga prodhuesi, pa dallim nëse i dhuron vaksinat ose i shet, për këtë shkak nevojitet kohë. Ne e përgatitëm gjithë dokumentacionin, dërguam kërkesën në KE dhe presim përgjgigje nesër. Kemi dëshirë që të ndihmojmë”, tha Kacarov.
Ai shtoi se Bullgaria si vend anëtar i BE-së ka mundësi të ketë sasi të madhe nga të gjitha vaksinat.
Sipas tij, Bullgaria planifikon të dhurojë vaksinën AstraZeneca, për shkak se në Bullgari ka interes më pak te qytetarët.
“Disponojmë me 13 ose 14 milionë vaksinat deri në fund të vitit. Kemi nga dy vaksina për shtatë milionë persona, ndërsa ne nuk jemi aq dhe kemi mundësi të dhurojmë”. tha Kacarov./Telegrafi/
The post Bullgaria pret leje nga Bashkimi Evropian që të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.