Bullgaria paralajmëroi kërkesa të reja ndaj Maqedonisë, OBRM-PDUKM kritikon diplomacinë shtetërore për mos reagim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë teknike të Bullgarisë, deklaroi dje se do të përpilohet një dokument i ri për Maqedoninë e Veriut ku do të të garantohet se kërkesat bullgare, Maqedonia e Veriut do t’i plotësoj me detyrim.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM të cilës kanë reaguar përmes një komunikate për media.

“Një debakël i ri i qeverisë tradhtare të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski në diplomaci është në horizont. Edhe një herë kushte të reja dhe dokumente të reja nga Bullgaria në Maqedoni. Gjatë ditës së djeshme personi i ri i parë për punë të jashtme të Bullgarisë, Nikolaj Milkov, ka shpallur dokument të ri për përmbushjen e detyrave për Republikën e Maqedonisë”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Siç thekson partia, nuk ka mjaftuar tradhtia që kanë bërë me pranimin e Protokollit dhe kornizën e negociatave në të cilat kanë futur marrëdhëniet dypalëshe, ndaj tani po përgatitet një dokument i ri me kushte dhe detyra të reja për t’u përmbushur nga shteti.

Advertisement

“Ndërsa publikisht njeriu i parë i MPJ-së bullgare flet për kushte të reja, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq, të fshehur në një vrimë miu, heshtin për atë që po përgatitet në Bullgari. Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq duhet menjëherë të përgjigjen se çfarë përmbajnë këto dokumente të reja, cilat janë kërkesat dhe kushtet e reja? Përderisa ata u përpoqën të bindin opinionin maqedonas se me Protokollin mbyllen të gjitha kushtet dhe kërkesat nga Bullgaria, në më pak se një muaj, ne përsëri marrim kushte të reja dhe kërkesa të reja për të përmbushur.

Për t’i dhënë fund të gjitha tradhtive duhen zgjedhje të shpejta parlamentare dhe referendum që qytetarët të shprehin mendimin e tyre për tradhtitë e bëra nga kjo qeveri jopopullore”, thuhet në komunikatën e partisë opozitare. /Telegrafi/

The post Bullgaria paralajmëroi kërkesa të reja ndaj Maqedonisë, OBRM-PDUKM kritikon diplomacinë shtetërore për mos reagim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy