Bullgaria mbyll kufijtë me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej sot Bullgaria ka vendosur që të mbyllë kufijtë për gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, nga 16 korriku deri më 31 korrik.

Vendimi është sjellë për shkak përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe ka të bëjë me gjitha vendkalimet kufitare, ajrore dhe hekurudhore.

E vetmja mënyrë për të hyrë në Bullgari, është për qytetarët e Maqedonisë të cilët kthehen në Maqedoni. Tranziti lejohet vetëm në raste kur garantohet lëshimi i territorit të Bullgarisë.

Mediat bullgare bëjnë të ditur se e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët e Serbisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Bullgaria mbyll kufijtë me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy