Bullgaria e njoftoi Komisionin Evropian se nuk ka mundësi ta pranojë kornizën e propozuar negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe projekt-deklaratën, pasi nuk i japin garancitë e nevojshme për përmbushjen e kushteve bullgare, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.
Prej atje thonë se për Bullgarinë është e papranueshme kushtet e saj për Republikën e Maqedonisë së Veriut të vihen në deklaratën e Këshillit të BE-së, që e shoqëron kornizën negociuese.
“Deklarata e Këshillit nuk është instrument i obligueshëm juridik dhe nuk i jep garancitë ligjore që i kërkon Bullgaria. Ne do të kishim garanci të tilla nëse kërkesat tona reflektohen në tekstin e kornizës negociuese, për çka insistojmë”, thonë nga MPJ-ja e Bullgarisë.
Megjithatë, Sofja vlerëson se edhe krahas afateve të shkurtra zgjidhja mund të arrihet.
“Bullgaria e falënderon kryesimin gjerman me Këshillin e BE-së dhe të komisarit për zgjerim Oliver Varheji për qasjen konstruktive dhe punën e përditshme të përbashkët në kërkim të zgjidhjes e cila është akoma e mundur të arrihet edhe krahas afateve të shkurtra”, theksojnë nga MPJ-së e Bullgarisë.
The post Bullgaria kërkon garanci për kushtet e veta, megjithatë lë mundësinë për zgjidhje appeared first on Telegrafi.