Bullgaria mbetet e hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, ndërsa ky dialog duhet ta kthejë besimin mes dy vendeve.
Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sot u takua me ambasadorin bullgar në Maqedoninë e Veriut, Angel Angellov.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, në ueb-faqe njoftoi se në takim janë përsëritur qëndrimet bullagre nacionale mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe garancionet për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë janë prioritete për Bullgarinë.
Nga MPJ-ja e Maqedonisë thonë se dialogu duhet të vazhdojë edhe me Qeverinë teknike bullgare dhe shpresojnë se do të hiqen pengesat për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE./Telegrafi/
The post Bullgaria e hapur për dialog pragmatik me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.