Presidenti Stevo Pendarovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut.
Pendarovski njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, presidentin Rumen Radev.
“Kemi rënë dakord që në afat të shkurt , Bullgaria të dërgojë njësi të zjarrfikësve që do të ndihmojnë ekipet tona në shuarjen e zjarreve”, shkruan Pendarovski.
Ndryshe, pasditen e djeshme zjarri ka kapluar pyjet në afërsi të qytetit të Koçanit, më herët është raportuar për zjarr edhe në Kokino, gjegjësisht Komuna e Staro Nagorçanit – rajoni i Kumanovës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.