Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të BE-së përpara vendimit për të filluar negociatat me BE-në, që përbëhet nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-Bullgare” në Maqedoninë e Veriut, informon AIM nga Brukseli.

Memorandumi i referohet gjatë historisë, Titos, Kominternes dhe e akuzon atë për “inxhinierinë etnike dhe gjuhësore” në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sofja thekson se vendet kandidate nuk duhet të hyjnë në mosmarrëveshje të hapura në BE dhe beson se mosmarrëveshjet me Shkupin janë një konflikt i pazgjidhur që “mund të ndikojë negativisht në vendimmarrjen e BE-së mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut”. Autoritetet bullgare po i kërkojnë Maqedonisë së Veriut të gjejë zgjidhje të qëndrueshme me vullnet dhe guxim të sinqertë politik dhe “të shkëputet nga trashëgimia ideologjike e Jugosllavisë komuniste”.

Sipas Bullgarisë, kjo “trashëgimi” është arsyeja për “inxhinierinë etnike” në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket gjuhës, Sofja përdor gjuhën maqedonase në thonjëza dhe beson se deri më 2 gusht 1944 nuk kishte as gjuhë maqedonase dhe as identitet etnik maqedonas dhe se ato u krijuan në mënyrë që të ndanin popujt në Republikën Socialiste të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Sofja vë në dyshim kodifikimin e gjuhës maqedonase dhe e konsideron atë si një dialekt rajonal të bullgarishtes./Telegrafi/

The post Bullgaria deri tek BE: Maqedonia të “shkëputet” nga trashëgimia e Jugosllavisë appeared first on Telegrafi.