Bukuritë e Liqenit të Ohrit dhe ndërtimet pa leje pranë tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Liqeni i Ohrit padyshim se njihet si një nga pasuritë më të mëdha natyrore në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Por, ndërtimet pa leje që po bëhen, ia kanë humbur bukurinë.

“Deutsche Welle” ka realizuar një video nga të dy anët e liqenit, ku ka intervistuar shoqëruesit e turistëve dhe qytetarë të ndryshëm. Disa shprehen të kënaqur me liqenin, ndërsa disa thonë se i ka humbur bukuria e mëhershme.

Dimitar Cekredzi, i cili ka organizuar ture me anije në Liqenin e Ohrit për 30 vjet, thotë se ka vërejtur çdo ndryshim që i ka ndodhur liqenit.

“Kanë ardhur shumë turistë, por viteve të fundit janë ndalur. Dhe ata të vjetërit që e dijnë Ohrin mirë, janë të befasuar. Duhet edhe të ndërtohet, por ka vetëm ndërtime të paligjshme dhe kjo është gjëja më e keqe”, thotë ai.

Advertisement

Ndërsa në anën e Shqipërisë, liqeni është një mundësi e mirë për të jetuar për banorët e atjeshëm.

Peshkatarët janë ata që kanë nën kontroll Liqenin në Pogradec. Ndërsa bregu nuk është plotësisht i komercializuar, gjegjësisht shumë më pak se në Ohër.

Për më shumë shikoni videon:

Advertisement

The post Bukuritë e Liqenit të Ohrit dhe ndërtimet pa leje pranë tij appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy