Në mënyrë solemne është shënuar fillimi i punëve për ndërtimin e sistemit të vogël për ujitje në fshatin Tearcë. Tërë ky projekt që ka të bëjë me ujitjen e tokave bujqësore financohet nga Bashkimi Evropian. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski tha se mjetet e pakthyeshme që jepen nga Bashkimi Evropian në sferën e bujqësisë janë gjithnjë në rritje dhe ky trend do të vazhdoj. Ai tha se ujitja në kohë dhe në mënyrë kualitative e tokave bujqësore është prioritet në të cilin punon ministria, tha Ministri duke falënderuar Bashkimin Evropian për përkrahjen që e merr në realizimin e këtij projekti. “Ndërtimi I këtij sistemi ndihmon më shumë se 120 bujq, siguron ujitje të rregullt të tokave bujqësore. Burim kryesor prej nga do të furnizohet me ujë ky sistem është Lumi I Bistricës. Me këtë sistem Tearca në mënyrë shtesë do të sigurojë ujitje për 300 hektarë tokë bujqësore, duke përfshirë 450 parcela të kulturave të ndryshme” tha Ministri Nikollovski.
Ndërkaq, zëvendësambasadori i Bashkimit Evropian, Xhulian Vasalo theksoi me një projekt që kap vlerën prej rreth 1 milion e 700 mijë euro, në kuadër të IPA fondeve do të ndihmojë ujitjen e 330 hektarëve tokë bujqësore dhe do të ndihmojë për shfrytëzimin e potencialeve bujqësore. “Ky projekt është një projekt I madh në kuadër të projekteve të njëjtave në që shërbejnë për përmirësimin e kapaciteteve të ujitjes në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian planifikon edhe 4.5 milionë euro në kuadër të fondeve IPA 3, për këtë sektor, për ndërtimin e sistemeve të njejta për ujitje që është përkrahje direkte për bujqit që të mund të shfrytëzojnë në mënyrë më mirë por edhe duke ruajtur ambientin jetësor. Kështu, investimet në këtë sferë në kuadër të IPA fondeve arrijnë vlerën rreth 13 milionë euro. BE poashtu investon në sisteme të vogla për ujitje në nivel lokal, me qëllim të inkurajojmë shfrytëzimin e ujit në bujqësi”, tha zëvendësambsadoari Vasalo.
Kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri, ndonëse vlerësoi se bëhet fjalë për një projekt të vogël, megjithatë beneficionet e këtij projekti do të jenë të mëdha. Ai premtoi se do të kërkojë që ky projekt të vazhdojë. “Ky projekt për neve është I madh për të shërbyer me këtë vlerë prej 1 milion e 700 mijë euro,për të thënë se janë në shërbim të vet bujqve të Tearcës, do të jetë një nga shembuj dhe model i suksesshëm dhe ne do të kërkojmë që çdo vendbanim tjetër I cili graviton në komunën e Tearcës të shërbehet me një projekt të tillë”, tha Nuhi Neziri, kryetar i komunës së Tearcës. Ai falënderoi edhe pushtetin qendror dhe bashkimin Evropian që ndihmon vendin me projekte konkrete që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëve./Koha.mk/
The post Bujqit e Tearcës së shpejti me sistem për ujitje appeared first on Telegrafi.