Agjenda e reformave të Serbisë, partneriteti i vendit me OSBE-në dhe ndihma që e jep Misioni i OSBE-së në Serbi për realizimin e këtyre proceseve do të jenë temat kryesore të vizitës dyditore të kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Beograd.

Në Beograd, Osmani do të realizojë takime me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministren, Ana Brnabiq, ndërkaq me nikoqirin e tij, Ivica Daçiq, Zëvendëskryeministrin e parë për politikë të jashtme dhe siguri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, do të ketë konferencë të përbashkët për media.

Përveç se do të takohet me përfaqësuesit zyrtarë të shtetit, Osmani do të ketë takime edhe me Kryetarin e Kuvendit Popullor të Serbisë, Vladimir Orliq dhe delegacionin parlamentar të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, si dhe me organizata të shoqërisë civile që punojnë në projekte partneriteti me Misionin e OSBE-së në Serbi.​

The post Bujar Osmani viziton Serbinë, do të ketë takime me kreun e shtetit dhe partnerët e OSBE-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";