
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në takim me gazetarët sërish bëri apel që shtetasit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Ukrainë, të kthehen në vend.
“Sa i takon shtetasve, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të kthehen me fluturime komerciale në Maqedoni”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Osmani potencoi se në territorin e Ukrainës ka rreth 100 shtetas tanë.
“Nuk duam aspak të krijojmë pasiguri dhe frikë në Ukrainë, jemi në koordinim të tërësishëm me aleatët tanë të NATO-s”, tha Osmani.
Ndryshe, edhe shtetet tjera përfshirë edhe SHBA-të, kanë bërë thirrje që shtetasit e tyre sa më parë të largohen nga Ukraina./Telegrafi/
The post Bujar Osmani sërish fton shtetasit e Maqedonisë të largohen nga Ukraina appeared first on Telegrafi.