Sot, në klubin e deputetëve dhe nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, u mbajt edhe një konferencë tematike nga seria Reflektime 2030 përmes së cilës në proces inkluziv krijohet edhe strategjia e re dhjetëvjeçare për politikë të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shumë ekspertë, profesorë dhe veprues të shquar të shoqërisë debatuan në temën “Sfidat bashkëkohore në kontekst të ndërtimit të strategjisë 10 vjeçare”
“Kjo me siguri është tema më e rëndësishme të cilën për fat të keq e udhëheqim në një sfidë të re botërore e imponuar nga agresioni i Rusisë mbi Ukrainën. Ne edhe sot para nesh shohim kërcënime të pranishme hibride dhe aktivitete për sulme hibride brenda, në kuadër të shoqërisë dhe prej këtu imponohet nevoja për shqetësim më të madh dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike, para se gjithash mendoj për të a.q. sajber ose infrastrukturës digjitale e cila bëhet më e rëndësishme se infrastruktura fizike, për të cilën është e nevojshme qasje strategjike shtetërore” theksoi Osmani.
Në panel u hapen edhe temat për sfidat bashkëkohore dhe përkushtimin për zgjidhjen e fenomenit të migracionit, mbrojtjen humanitare dhe të sigurisë të refugjatëve, nevoja për ndërtimin e sistemit shëndetësor global të qëndrueshëm dhe efikas, dhënies përgjigje pyetjeve lidhur me krizën e sigurisë energjetike dhe nevojës për veprim më të gjerë shoqërorë në përballjen me pasojat e ndryshimeve klimatike.
Pjesëmarrësit në veçanti iu referuan edhe krizës aktuale në Ukrainë, të cilat praktikisht në këto rrethana e preokupojnë politikën e jashtme në mbarë botën; në fjalimet mbisunduan qëndrimet se aktualitetet paraqesin edhe një paralajmërim të rëndësishëm pikërisht për kërcënimet bashkëkohore për të cilat u theksua se dukshëm do të forcohen në dekadën para nesh.
“Sigurisht, në kontekstin e aktualitetit, mora një lloj konfirmimi për korrektësinë e qëndrimit shtetëror për këtë çështje: sot dhe në këtë forum shprehëm shqetësim serioz dhe solidaritet të plotë me popullin ukrainas, duke dënuar ashpër sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, të cilat shkaktojnë humbje njerëzish dhe krijojnë dëme të larta materiale”, deklaroi Osmani në konferencën e sotme, duke theksuar se invazioni nga ana e Federatës Ruse nuk mundet të llogaritet ndryshe përveç së një agresion i drejtpërdrejt, sulm mbi integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, një shkelje e fortë e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, një goditje e rëndë për rendin demokratik, si dhe një goditje serioze për arkitekturën e sigurisë së Evropës dhe si rrjedhim një kërcënim real për paqen, sigurinë dhe stabilitetin botëror.
Konkluzioni i përgjithshëm i paneleve ishte nevoja për miratimin e një Strategjie gjithëpërfshirëse dhe unike të Politikës së Jashtme, e cila do të përcaktojë qëllimet e politikës së jashtme të vendit dhe do të trajtojë në mënyrë të duhur interesat shoqërore, qëndrimet, përvojat dhe njohurit tona.
Osmani theksoi se do t’i përshtatet plotësisht trendeve moderne demokratike, pozicionimit të ri gjeopolitik, si dhe rrethanave reale socio-politike dhe ekonomike në të cilat ndodhet Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në konferencë morën pjesë ish-ambasadorë, anëtarë të Këshillit Strategjik dhe aktorë të tjerë të shquar shoqërorë, përfshirë ish-ambasadorët Tihomir Ilievski, Muhamed Halili, Iljaz Sabriu dhe Srgjan Kerim; Morën pjesë edhe profesorët Lidija Georgieva, Rizvan Sulejmani, Marjan Gjurovski, Nano Ruzin dhe Ismet Ramadani e Marko Bislimovski, të cilët dhanë një pasqyrë të sfidave aktuale energjetike me të cilat ballafaqohet vendi, rajoni dhe mbarë kontinenti.
The post Bujar Osmani: Pushtimi rus është sulm ndaj integritetit dhe sovranitetit të Ukrainësf appeared first on Telegrafi.