Bujar Osmani pret që BE ta vlerësojë Maqedoninë e Veriut në kushte pandemie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pret që Bashkimi Evropian ta vlerësojë përparimin e Maqedonisë së Veriut në kushte pandemie.

“Pres vlerësime të rolit të shtetit në kohë pandemie – mospasja e Kuvendit me Qeveri teknike dhe zgjedhjet ishin test serioz për kapacitetin demokratik të institucioneve. Ne dëshmuan se mund të funksionojnë edhe në kushte të vështira. Pres që në raport të qëndrojë se kemi kaluar një test serioz”, tha Osmani.

Ai pret që të vlerësohet ajo që është bërë në fushën e sundimit të së drejtës për shkak se, siç tha Osmani, gjatë kësaj periudhe fokusi ka qenë te miratimi i ligjeve sipas standardeve evropiane, ndërsa në periudhën e ardhshme është zbatimi i këtyre ligjeve./Telegrafi/

 

Advertisement

The post Bujar Osmani pret që BE ta vlerësojë Maqedoninë e Veriut në kushte pandemie appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy