Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot udhëton për në Lubjanë, ku nga dita e nesërme do të realizojë vizitë zyrtare në Slloveni dhe takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Anzhe Logar.

Në kuadër të vizitës në Slloveni janë paraparë takime edhe me Presidentin Borut Pahor dhe Kryetarin e Parlamentit slloven, Igor Zorçiq.

Të martën, Osmani nga Lubjana do të udhëtojë direkt në Zagreb për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku përveç takimit me homologun, Ministrin e Punëve të Jashtme, Goran Grliq-Radman, do të realizojë takim edhe me Kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe disa takime në Parlamentin e Kroacisë./Telegrafi/

The post Bujar Osmani për vizitë në Lubjanë, do të takohet me Pahor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";