Bujar Osmani nga Tokio: Japonia tregoi mbështetje për Maqedoninë në integrimin evropian të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani zhvilloi takime të veçanta me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Hiroyuki Hosoda dhe Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, Santo Akiko, gjatë qëndrimit të tij në Japoni.

Sipas MPJ-së, bashkëbiseduesit u referuan për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, duke theksuar bashkëpunimin ndërparlamentar.

U konstatua se ka potencial për thellimin e lidhjeve ndërmjet dy legjislativave, veçanërisht përmes grupeve ekzistuese parlamentare për bashkëpunim në të dyja vendet.

Njëkohësisht, në takimet u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve biznesore, veçanërisht në drejtim të tërheqjes së investimeve japoneze.

Advertisement

Kryetarët e dy dhomave shprehën mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, që është parakusht i rëndësishëm për përparimin e vendit, por edhe për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor.

Poashtu, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës, si dhe ndikimin e saj në stabilitetin në Evropë dhe në Indo-Paqësorin.

 

The post Bujar Osmani nga Tokio: Japonia tregoi mbështetje për Maqedoninë në integrimin evropian të vendit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy