Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër (17 shkurt 2021) do të takohet me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është në vizitë dy-ditore në vend.

Sipas njoftimit së MPJ-së, vizita realizohet në prag të votimit për projekt-Rezolutën për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Komisionin për Punë të Jashtme në kuadër të Parlamentit Evropian, që do të jetë tema qendrore e të gjitha takimeve. Do të hapen perspektivat evropiane të vendit, si dhe të situata e përgjithshme me procesin e zgjerimit të Unionit.

Në kuadër të kësaj vizite, përveç takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme, Kyuchyuk do të takohet gjithashtu me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, Kryeministrin Zoran Zaev, përfaqësues të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të tjerë shtetëror-politik.

The post Bujar Osmani nesër takohet me raportuesin në Parlamentin Evropian për RMV, Ilhan Kyuchyuk appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";