Bujar Osmani: Nëse deri në dhjetor nuk ka zgjidhje me Bullgarinë, do të mbetemi të izoluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, ka thënë nëse deri në dhjetor nuk do të ketë zgjidhje të kontestit me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut do të mbetet e izoluar.

Në debatin “Programi 200″ në Alsat, Osmani gjithashtu tha se nëse nuk do të bëhet zgjidhje në dhjetor, edhe Shqipëria do të fillojë të shkëputet nga paketa.

“Askush nuk mund të jetë i sigurtë se do të ketë një zgjidhje në dhjetor, por se nuk do të ketë zgjidhje nëse do të destabilizohet qeveria pa një alternativë të sigurtë kjo është e sigurtë. Ne kemi një mundësi në dhjetor, mendojmë se ka kushte për të mbajtur mbledhjen e parë ndërqeveritare atëherë, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momënt”.

“Nëse nuk do të bëhet në dhjetor, sigurisht se Shqipëria do të fillojë të shkëputet nga paketa që do të ketë pasoja tjera për ne, do të krijohet një perspektivë e rrejshme se procesi Evropian po vazhdon, dhe Maqedonia e Veriut do të mbes e izoluar, e këtu pasojat do i kemi të gjithë ne”, ka thënë Bujar Osmani.

Advertisement

The post Bujar Osmani: Nëse deri në dhjetor nuk ka zgjidhje me Bullgarinë, do të mbetemi të izoluar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy