Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot, 5 shkurt 2021, do të realizojë vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të MPJ-së, gjatë kohës së vizitës, ministri Osmani do të takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me nikoqirin e tij, Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, me Ministrin e Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pritet që në takime të shkëmbehen mendime rreth situatës me bashkëpunimin politik, ekonomik, infrastrukturor dhe lidhjes energjetike, si dhe fusha tjera nga interesi i përbashkët për thellimin e raporteve të ndërsjella.

Theks i veçantë do të vendoset në aktivitetet e ardhshme dhe koordinimi i planit të integrimit të të dyja vendeve dhe pritjet e presidencës portugeze në gjysmën e parë të vitit dhe në atë drejtim do të shqyrtohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Tiranë, takime me krerët shtetëror të shtetit shqiptar appeared first on Telegrafi.