Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nesër do të merr pjesë në takimin ministror për Punë të Jashtme në kuadër të presidencës së Procesit të Berlinit në vitin 2021. Takimi do të mbahet në video format, ndërsa me të do të kryesojë ministri gjerman për Punë të Jashtme, Heiko Maas.
Përveç Ministrit Osmani në takim do të marrin pjesë ministrat, pjesëmarrës në procesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga: Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendet anëtare të BE-së: Austria, Bullgaria, Italia, Polonia, Sllovenia, Franca, Kroacia, si dhe Mbretëria e Bashkuar.
Konkluzionet nga takimi do të duhet të hyjnë në Deklaratën e Samitit të shefave të shteteve dhe Qeverive, e cila është planifikuar të mbahet me 5 korrik të këtij viti.
Procesi i Berlinit është inicuar në vitin 2014 nën patronazhin e Kancelares gjermane Angela Merkel, si platformë politike për udhëheqjen e dialogut politik në nivel të lartë në mes përfaqësuesve të lartë të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe homologët e tyre nga vendet anëtare të BE-së, nikoqirë të Procesit të Berlinit, si dhe për thellimin e bashkëpunimin politik rajonal dhe socio-ekonomik.
Procesi është drejtuar kah arritja e progresit të shpejt të reformave dhe zhvillimit ekonomik në komplementaritet me procesin aderues dhe integrativ në BE.
The post Bujar Osmani në takimin ministror për Punë të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit appeared first on Telegrafi.