Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u shpreh se në momentin kur do të votohet ndryshimet kushtetuese dhe do të sigurohet e ardhmja evropiane për qytetarët, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e opozitës një nga një. Kërkuan garanca, i kanë edhe nga bashkësia ndërkombëtare, kërkuan daljen e BDI-së nga Qeveria, e kanë edhe vendimin i cili hyn në fuqi pas votimit”, u shpreh Osmani.

Sipas tij, në këto momente të rëndësishme, secili duhet të dëshmojë përgjegjësi.

“BDI bëri hapin e vet dhe presin nga secila parti politike të ndërmarrë hapat politike dhe të sigurojmë rrugën evropiane, dhe më pas do të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se vepra më patriotike që sot mund të bëhet është sigurimi i të ardhmes evropiane për vendin./Telegrafi/

The post Bujar Osmani: Në momentin kur do të votohen ndryshimet kushtetuese, do të shkojmë në zgjedhje appeared first on Telegrafi.