
Ministri i Jashtëm i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani takoi Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës me seli në Strugë, Agim Krasniqi.
“Hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë do të kontribuojë në intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, e veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin turistik”.
Osmani thotë se në takim është biseduar edhe për mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, përfshirë këtu edhe lidhjen infrastrukturore në fushën e energjisë dhe të transportit, si dhe shkëmbimin tregtar dhe kulturor./Telegrafi/
Hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë do të kontribuojë në intensifikimin dhe thellimin…
Publiée par Bujar Osmani sur Jeudi 1 octobre 2020
The post Bujar Osmani: Hapja e Konsullatës së Kosovës në Strugë kontribuon te marrëdhëniet mes dy vendeve appeared first on Telegrafi.