Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i ftuar në emisionin Click Plus, foli edhe për samitin që u mbajt pak ditë më parë, ku tha se qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ishte shumë i ashpër ndaj Bullgarisë dhe fjalori ishte krejtësisht jo diplomatik, por ai e tha qartazi se kjo është një padrejtësi që po i bëhet vendit tonë me veton bullgare.

“Rama ishte shumë i ashpër ndaj Bullgarisë, me një fjalor krejtësisht jo diplomatik dhe e shqetësoj delegacionin bullgar atje duke thënë se ky është një turp çfarë po bën tani Bullgaria kundrejt nesh. Ai realisht këtë po e bën për ne”.


Rama para Scholzit e prezantoi Kovaçevskin si kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Edhe Shqipëria është viktimë i këtij konteksti, por ata janë më të drejtpërdrejtë. Ne i jemi falënderues kryeministrin Rama për mbështetjen që na dha gjatë samitit”, tha Osmani.

Ai shtoi se shakaja e Ramës me Kovaçevskin ishte vazhdimësi e një bisede tjetër që kishte ndodhur në samit, megjithatë theksoi se kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, e kishte falënderuar Edi Ramën për mbështetjen që ia kishte dhënë Maqedonisë në raport me veton bullgare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Bujar Osmani: Edi Rama ishte i ashpër ndaj Bullgarisë, përdori fjalor jodiplomatik appeared first on Telegrafi.