Ministri i MPJ-së, Bujar Osmani tha se do të përpiqet maksimalisht që të mërkurën të jetë në Shkup dhe të raportojë para deputetëve dhe anëtarëve të Komisioni për Politikë të Jashtme në Kuvend.
Ai kërkoi nga kryetari i komisionit, Antonio Milloshoski ta caktojë edhe seancën ku duhet të zgjidhen ambasadorët e rinj.
“Do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ta ndërprerë ofensivën aktuale diplomatike që të mërkurën për disa orë të jem në Shkup për t’iu drejtuar deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pres që së paku, me të njëjtin zell edhe Antonio Milloshoski të caktojë seancën në të cilën do t’i prezanojnë tezat edhe Ambasadorët e zgjedhur, me çka do të hapet rruga për dërgimin e tyre në vendet të cilat i mbulojnë” shkroi Osmani në Facebook./Telegrafi/
The post Bujar Osmani: Do të përpiqem të jem në Shkup dhe të raportoj në komision appeared first on Telegrafi.