Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani i është bashkangjitur thirrjeve për të mbajtur maskë dhe për të ruajtur veten dhe familjen në kohë pandemie.

Osmani këtë thirrje e bënë në cilësinë e mjekut, pasi i tillë është me profesion. Video është shpërndarë në faqen zyrtare të tij në Facebook ku ai ju drejtohet qytetarëve nga ambiente spitalore, njofton Telegrafi

“Sot nuk ju drejtohem vetëm si mjek, por si njeri-njeriut, si miku-mikut! Mbrohuni” thotë mes tjerash Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai, videon sensibilizuese nga ambientet spitalore e ka bërë pa maskë mbrojtëse, gjatë gjithë 55 sekondave të videos së publikuar.

Përndryshe, qeveria para disa ditësh ka bërë ndryshime në ligj, ku thuhet se maska është e detyrueshme edhe nëpër ambientët e jashtme. Ndërsa, nëpër ambiente të brendshme kjo rregull vlen shumë më herët.

Telegrafi Maqedoni e ka pyetur Osmanin se a ka ndonjë arsye për mos-mbajtjen e maskës. Deri tani nuk kemi ndonjë përgjigje nga ai. /Telegrafi/

The post Bujar Osmani bën thirrje për të mbajtur maska, por vetë nuk mban maskë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";