Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, duke komentuar vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-së, tha se BDI ka sjellë tre vendime, njëra është të fillojë hetimi menjëherë për Ramiz Merkon, e dyta, pranimi i vendimit të Ramiz Merko për pezullimin e anëtarësisë së tij në BDI dhe e treta është ndërprerja e aktiviteteve partiake në Strugë.
“SHBA janë partneri jonë më i madh strategjik dhe qëndrimet e tyre jo vetëm që në BDI i respektojmë por i konsiderojmë si qëllim mira. Kështu ka qenë gjithmonë. Shpesh e them se çdo sukses i shtetit e mban vulën e SHBA-së, BDI ka qëndrime të qarta në lidhje me sundimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, mënyrës në të cilën punojnë bartësit e funksioneve publike dhe qëndrimet e tilla janë shndërruar në vendime formale në BDI.
BDI ka sjellë këto vendime: BDI kërkon menjëherë të fillojë hetim gjithëpërfshirës për Ramiz Merkon për të gjitha pretendimet dhe informacionet që dalin nga vendimi i DASH. E dyta, BDI e pranon vendimin e Ramiz Merkos për ngrirjen e antarësimit të tij në organet e partisë, kryesinë qendrore, këshillin qendror.
BDI e ndërpret aktivitetin partiak në Strugë, derisa të mos krijohen kushte të reja për këtë. BDI u bën thirrje të gjitha institucionet të fillojnë hetime për të gjitha partitë politike, nga kryetarët deri tek tjerët, ngase vetëm kështu mund të luftohet korrupsioni”, tha Bujar Osmani.
Osmani shtoi se Merko nuk është larguar plotësisht nga partia./Telegrafi/
The post Bujar Osmani: BDI ka marrë tre vendime pas shpalljes së Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-së appeared first on Telegrafi.