Buhova: Për 14 ditë janë regjistruar mbi 40 grupime të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendime për personat pozitivë janë dhënë në Çair, Gazi Babë, Aerodrom, Hasanbeg dhe Saraj. Anketat epidemiologjike tregojnë grupime të shumta familjare. Në periudhën nga 24 maj e tutje, pra ditën kur filloi relaksimi i masave, numri i pacientëve pozitiv është rritur. Çdo ditë numri i pacientëve pozitiv do të thotë një pasqyrë e sjelljes sonë retrograde për të paktën 14 ditë. Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 grupime të mëdha janë regjistruar në territorin e tërë vendit dhe disa grupime, në një periudhë ishin 15, pastaj 20, në territorin e qytetit të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha sot në një konferencë për shtyp nga drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, Irinka Sotirova Buhova, e cila tha se grupimet e mëdha janë “Mekici Ohri”, “Dasma Resnje”, “Dasma Shkup”, “Mbrëmjet Iftari” dhe “Funeralet” dhe në këto morën pjesë nga 50 deri në 150 njerëz, dhe në disa vende 200 persona, për të cilët, siç theksoi ajo, si Inspektorat ata nuk mund të besojnë se Ministria e Brendshme nuk ishte vërejtur dhe nuk ndërhyri.

Sa i përket grupimeve të familjare, ajo theksoi, se sipas anketave epidemiologjike, kemi pasur nga katër deri në 20 të infektuar me të njëjtin mbiemër, pra në një familje./Telegrafi/

The post Buhova: Për 14 ditë janë regjistruar mbi 40 grupime të mëdha appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy