Buhova: Inspektorati nesër do të publikojë emrat e 138 personave për izolim dhe vetizolim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së nesërme Inspektorati Shëndetësor Sanitar do të publikoj emrat e 138 personave të cilëve iu është dorëzuar vendimi për izolim dhe vetizolim.

Në përputhje me Ligjin për procedurë e përgjithshme administrative, neni 84, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka filluar shpalljen publike të personave të cilët në periudhën e kaluar nuk janë dorëzuar siç duhet vendimet e dhëna atyre për izolim dhe vetizolim”, deklaroi për “Faktor” drejtoresha e Inspektoratit, Irina Buhova.

Buhova më herët deklaroi se Inspektorati ka qenë në vazhdimësi në kontakt me Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave, që të mund të procedojë në mënyrë ligjore në të gjithë procesin dhe publikimin e emrave të të gjithë atyre që nuk mund t’u jepen vendimet të jetë në përputhje me rregullat ligjore.

Ajo theksoi se janë një numër i madh i qytetarëve që nuk mund t’u dorëzohen vendimet për izolim dhe vetizolim./Telegrafi/

Advertisement

The post Buhova: Inspektorati nesër do të publikojë emrat e 138 personave për izolim dhe vetizolim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy