Buçkovski: Ndryshimet e premtuara nga Petkov dhe Vasilev janë pranuar pozitivisht në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

I dërguari i posaçëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë Vllado Buçkovski shprehu besimin se bisedimet për koalicionin në Bullgari do të çojnë në formimin e qeverisë që do të fillojë të punojë për zgjidhjen e çështjeve kontestuese ndërmjet Sofjes dhe Shkupit.

“Besoj se ndryshimet e premtuara nga dyshja Petkov dhe Vasilev kanë një ndikim serioz pozitiv në opinionin në Maqedoni. Besimi mes nesh është thyer, siç thoni ju, dhe ne kemi nevojë për besim të fortë se mund të arrijmë një zgjidhje”, tha ai në një intervistë për “BNR”, duke iu referuar drejtuesve të “Ne vazhdojmë të ndryshojmë”.

Buçkovski komentoi edhe takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian në dhjetor: “Ka probleme në tavolinë, duhet kërkuar një kompromis. Jam i bindur se mund ta arrijmë këtë. Sa shpejt? Kjo është pyetja për të cilën nuk kam përgjigje për momentin”./Telegrafi/

The post Buçkovski: Ndryshimet e premtuara nga Petkov dhe Vasilev janë pranuar pozitivisht në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy