Buçkovski: Maqedonia ka vullnet që ti përfshijë bullgarët në kushtetutë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryeministri dhe ish-përfaqësuesi special në kontestin me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, ka komentuar zhvillimet aktuale mes dy vendeve, me theks të veçantë zjarrin në Qendrën e Kulturës “Vanço Mihajlov” në Manastir.

Ndonëse Buçkovski në intervistën për “EuroNews” shprehu habinë se këngëtari Lambe Alabakovski ishte personi që e ndezi zjarrin, ai theksoi se nuk beson se ky incident do të ndikojë në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase.

Buçkovski është i bindur se incidente të tilla janë një reagim ndaj asaj që po bëjnë dy qeveritë dhe shprehu keqardhjen që Franca duhet të jetë ndërmjetëse midis vendeve mike dhe aleatëve të NATO-s në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

“Miqtë flasin pa ndërmjetësues. Megjithatë, problemi mes dy vendeve nuk është më lokal, por është i tillë që kërcënon interesat gjeostrategjike të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Kjo krijon probleme edhe në NATO. Ne jemi aleatë në NATO dhe për shkak të problemit tonë, në një kohë kur ka luftë në Ukrainë, nuk mund të ketë taktika të tilla rreth vendimeve. Vendimi duhet të vihet në tavolinë për të parë dallimin mes politikanëve dhe liderëve”, tha Buçkovski.

Advertisement

Ai gjithashtu beson se heqja e vetos bullgare nuk do të çojë më në incidente të reja dhe keqkuptime midis shteteve.

“Vetoja inkurajon nacionalistët e të dy vendeve. Por, pjesë e vendimit është respektimi i marrëveshjes kornizë, ndryshimi i preambulës së Kushtetutës së Maqedonisë, në të cilën bullgarët duhet të hyjnë si një nga popujt në kombin maqedonas”, tha Buçkovski.

Ai shtoi se në Maqedoni ka vullnet për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe theksoi se e përkrahin edhe opozita edhe shumica e qytetarëve.

Sipas tij, këto çështje mund të zgjidhen për dy ditë, por problemi është te garancitë dhe mosbesimi reciprok, ndaj Franca apo BE-ja duhet të jenë garanci që marrëveshja do të zbatohet.

Advertisement

“Unë jam optimist se çështja mund të zgjidhet deri në fund të qershorit”, përfundoi Buçkovski.

 

The post Buçkovski: Maqedonia ka vullnet që ti përfshijë bullgarët në kushtetutë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy