Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ditën e fundit në postin e zëvendësdrejtorit të Doganave, në të cilin ishte për tre vite, Irfan Buçi pohon se ka pasur mosmarrëveshje me përbërjen aktuale të qeverisë, por pa saktësuar se me kë konkretisht. Buçi i cili ditë më parë dha dorëheqje nga posti për arsye familjare thotë se ka bërë dyfishimin e të punësuarve shqiptarë për të arritur përfaqësimin adekuat në dogana.

“Bashkëpunimet me institucionet kanë qenë në nivel jo bash të duhur, sidomos me këtë përbërje të qeverisë.” . Nga qeveria kur u vendos që të transferohen të gjithë të punësuarit — unë ndërrova sistematizimin në Doganë për 10 ditë dhe të gjithë ata 74 administrator i mora në doganë. Një numër i tyre u bë doganier, ua ndërrova edhe statusin, diku rreth 22 doganierëve, kurse të tjerët ngelën për një afat të shkurtër të bëhen edhe ata doganier. Dhe këtu u krijua një telashe që nuk arrita ti bëj edhe ata 40 e ca ngelën ti bëj doganier por besoj se shumë shpejtë do të arrihet edhe ajo nga posaçërisht im që do ta kryej veç këtë”, deklaroi Irfan Buçi, Ish-zëvendësdrejtor i Doganave.

Nga BDI nuk japin detajet për ndonjë zëvendësim të mundshëm të Buçit. I pyetur për të komentuar, zëdhënësi i partisë Bujar Osmani iu shmang përgjigjes me arsyetimin se foltoren e Ministrisë së Jashtme nuk dëshiron ta përdorë për çështje partiake.

“Parimisht nuk dua të më keqkuptoni, por sinqerisht tentoj që në një institucion të qeverisë mos të përgjigjem për çështje partiake. Mendoj se nuk duhet që të shfrytëzoj në fund të fundit mikrofonin i cili është i gjithë qytetarëve për të dhënë pozicionet e mia partiake. Mendoj që në një rast tjetër do të mund të përgjigjem dhe për këto tema”, pohoi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Advertisement

Buçi tha se tërhiqet nga posti i zv/drejtorit të Doganave, por jo edhe nga BDI-ja. Ai paralajmëroi se do të kontribuojë për reforma rrënjësore në parti./Alsat/

The post Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy