Prokurori publik Gavrill Bubevski thotë se për aksidentin treagjik të ku një veturë goditi Frosina Kulakovës, procedura është shtrirë edhe për prindërit e të akuzuarit Vasil Jovanov, i cili ka vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shofer.
Prokurori në “Telma” njofto se procedura është shtrirë edhe tek prindërit dhe janë dhënë urdhra përkatëse në Ministrinë e Brendshme për të hetuar rrethanat si kush i ka siguruar fonde për benzinë në automjet, kur është blerë automjeti dhe kush e përdor.
Ai tha se do t’i nënshtrohej përgjegjësisë nëse të akuzuarit i kanë siguruar mjete për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm
Jovanov në rrugën “Arradhat Partizane” me automjetin e tij ka goditur për vdekje Frosina Kulakova nga Negotina./Telegrafi/
The post Bubevski: Është hapur procedurë edhe ndaj prindërve të të akuzuarit Vasil Jovanov appeared first on Telegrafi.