Në Byronë për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është realizuar takim midis drejtorit të BSP-së, Sasho Tasevski dhe përfaqësuesve të Agjencisë amerikane për luftë kundër narkotikëve (DEA) në Sofje.

Në takimin, në të cilin morën pjesë edhe ndihmës drejtori nga Departamenti i policisë kriminale me përfaqësues të Departamentit u diskutua ndër të tjera për bashkëpunimin e suksesshëm midis dy shërbimeve, si dhe drejtimet e bashkëpunimit në të ardhmen dhe mundësitë për thellimin e tij.

Siç theksuan nga MPB-ja, drejtori Tasevski e theksoi bashkëpunimin e deritanishëm me Agjencinë amerikane për luftë me narkotikët e cila rezultoi me disa operacione të suksesshme ndërkombëtare në të cilat MPB-ja mori pjesë si partner i respektuar.

Në takimin u theksua se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post BSP Maqedoni dëshiron ta thellojë bashkëpunimin me Agjencinë amerikane për Luftimin kundër drogës appeared first on Telegrafi.