Qytetarët janë në pritje të premtimeve të qeverisë së re, e nëse do të jenë të kënaqur me atë që është arritur do të shihet në pranverë. OBRM-PDUKM-ja aktualisht ka përkrahje serioze, e cila madje është rritur në krahasim me zgjedhjet, pse ka edhe rënie të caktuar të LSDM-së, sipas matjes që e kemi publikuar një muaj më parë, thotë profesori Vlladimir Bojinovski nga Instituti për hulumtime politike në Shkup (IPIS).

“Nuk pres që në periudhën e ardhshme të ketë ndryshim në atë raport dhe në pranverë do të shihet nëse qeveria e re i përmbush pritshmëritë e qytetarëve dhe nëse do të vazhdojë raporti, 3 me 1 është mbështetja e OBRM-PDUKM-ja në pushtet dhe do të varet nëse ai raport do të ndryshojë, a do të mbetet i njëjtë, a do të stabilizohet”, thotë Bozhinovski në “Sloboden Peçat”.

Profesori nuk beson se kryesia e partisë në pushtet aktualisht po mendon për zgjedhje të parakohshme, ndonëse për këtë ka spekulime.

“Kur ke një avantazh shumë serioz ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së dhe nëse duhet një kohë e caktuar që ato premtime të bëra nga OBRM-PDUKM të realizohen, atëherë nuk besoj se OBRM-PDUKM-ja do të dëshironte zgjedhje. Asnjë nuk do të arrihej, do të thosha një efekt në raport me atë që është tani”, shton ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse shumica qeverisëse në periudhën e ardhshme pajtohet për ndryshimet kushtetuese pa asnjë garanci, Bozhinovski nuk ka iluzione se kjo do të ketë ndikim shumë negativ në rejtingun e partisë në pushtet./Telegrafi/

The post Bozhinovski: Nuk besoj se OBRM-PDUKM do t’i kalojë ndryshimet pa marrë ndonjë garanci appeared first on Telegrafi.