Zhvillimi i qëndrueshëm në sektorin energjetik nuk nënkupton vetëm adaptimin e teknologjive të energjisë së pastër, por edhe promovimin e efikasitetit energjetik dhe zvogëlimin e shpenzimeve totale të energjisë, tha ministrja e Energjisë, Xehetarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozhinovska në hapjen e konferencës ndërkombëtare “Energjetika 2024”, e cila prej sot deri të premten do të mbahet në Strugë në organizim të Shoqatës energjetike të Maqedonisë (ZEMAK).

Kjo, sipas saj, kërkon investime në hulumtim dhe zhvillim, si dhe përpjekje bashkëpunimi ndërmjet qeverive, liderëve të industrisë dhe institucioneve akademike.

Bashkëpunimi rajonal, theksoi ministrja, është e një rëndësie të veçantë për transformimin energjetik.

“Sfidat energjetike me të cilat përballemi nuk kufizohen në kufijtë kombëtar. Projekte për bashkëpunim, tregje të integruara për energji elektrike dhe koordinim rajonal të politikave janë të një rëndësie thelbësore për arritjen e sigurisë energjetike dhe përmbajtjen në rajonin tonë”, theksoi Bozhinovska, duke shtuar se shteti është i përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me vendet fqinje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Idetë dhe partneritetet që do të dalin nga Konferenca ndërkombëtare për energjinë, nënvizoi ajo, do të formësojnë të ardhmen e energjisë në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.

Ministrja theksoi se po jetojmë në një realitet kur lidhjet me sektorin e energjetikës janë të një rëndësie të jashtëzakonshme, ku prodhimi dhe shpërndarja e energjisë janë bazë e rritjes dhe stabilitetit ekonomik.

Një nga temat kryesore të konferencës, theksoi, është tranzicioni energjetik, gjegjësisht zvogëlimi i emisioneve të karbonit dhe sigurimi i qasjes se besueshme dhe të përballueshme të energjisë për të gjithë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bozhinovska: Bashkëpunimi rajonal është me rëndësi të veçantë për transformimin energjetik appeared first on Telegrafi.