Bozhinovska: Arsovska nuk realizoi asnjë projekt në muajt e parë të mandatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilltarja në Bashkinë e Shkupit nga radhët e LSDM-së, Liljana Bozhinovska tha se në 82 ditët e para të mandatit, Danella Arsovska e cila premtoi se do të realizojë 15 projekte të rëndësishme asgjë s’është bërë.

“Sot në Shkup nuk ka transport publik falas, nuk ka 10 kilometra rrugë të ndërtuara, nuk ka autobusë të ri, nuk ka sistem për shërbime publike, qyteti nuk është më i pastër ndërsa komunikacioni është në kaos”, tha ajo.

Sipas saj, Arsovska në këto dy muaj e gjysmë ka punësuar 109 persona nga partia dhe ka partizuar ndërmarrjet publike.

“Gjithçka që krijoi Arsovska deri tani është në dëm të qytetarëve. Për vetëm dy muaj e gjysmë, Arsovska dhe OBRM-PDUKM çuan prapa qytetin dhe punojnë kundër interesave të shkupjanëve”, u shpreh Bozhinovska./Telegrafi/

Advertisement

The post Bozhinovska: Arsovska nuk realizoi asnjë projekt në muajt e parë të mandatit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy