Borxhi publik në Maqedoninë e Veriut është rritur në 60.7 përqind gna BPV. Gjithsej Maqedonia ka borxh prej 6 miliardë e 571 milionë euro.
Siç raporton Telma, gjatë gjashtë muajt e pandemisë, apo nga marsi deri në shtator borxhi publik është rritur për 1 miliardë euro apo për 9.3%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga korrikut deri në shtator, kur kishte zgjedhje dhe formohej Qeveria e re, vendi ka hyrë në borxh prej 44.5 milionë euro, ndërsa borxhe të reja janë paraparë edhe me rebalancin e dytë të buxhetit për këtë vit.
Pas tejkalimit të 60%, momentalisht askush nuk e di se sa do të jetë borxhi publik në Maqedoni deri në përfundimin e vitit./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Borxhi publik në Maqedoni u rrit deri në 60.7% appeared first on Telegrafi.