Borissov: Së bashku me Merkelin e mbështesim rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri bullgar Boyko Borissov publikoi në Facebook se ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Bullgaria do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në atë drejtim gjatë presidencës sonë të përbashkët me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Procesin e Berlinit. I vlerësoj përpjekjet e presidencës gjermane me Këshillin e BE-së për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve evropianë, si dhe të jetës ekonomike”, tha Borisov në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi në publikim se i ka thënë presidentit francez Emanuel Makron se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë të koordinuar në luftën kundër pandemisë, por që edhe vendet anëtare nuk duhet të privohen nga mundësia për të marrë vetë vendime.

The post Borissov: Së bashku me Merkelin e mbështesim rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy